Na u ngroh zemra nga zëri i Eneda Tarifes teksa në Stockholm, “Fairytale” e saj përballonte të ftohtin e konkurencës. Ajo solli padyshim një energji pozitive dhe duket se nuk e la me aq. Fillim gushti dhe një remix i këngës përfaqësuese në Eurosong 2016 ku nuk ka vetëm përzierje tingujsh. Videoklipi është një përzierje e momenteve më emocionuese gjatë eksperiencës në këtë kompeticion, lot gëzimi dhe lot lodhjeje janë lidhur aty deri në fund. Këngëtarja është shprehur për intv.al se përveç këtij projekti ka në duar një tjetër projekt por nuk ka dhënë një datë të sigurt se kur lançohet. Deri atëherë do të shijojmë Fairytale remix.