INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eneda Tarifa mendon akoma për ish-bashkëshortin? Ja se çfarë thotë për...

Eneda Tarifa mendon akoma për ish-bashkëshortin? Ja se çfarë thotë për...

Publikuar më: 12:37 05-02-2018

Një martesë 18-vjeçare që papritur finalizohet me ndarje.

Ishte pikërisht ky fakti që e bëri ndarjen e Eneda Tarifës nga Erjon Zaloshnja si një nga lajmet rozë, më të diskutuar nga publiku kohët e fundit, martesë kjo që kishte si fryt dhe vogëlushen Aria.

Ende nuk ka patur asnjë reagim nga ana e Enedës rreth divorcit, por duke qenë së fundmi pjesë e jurisë së "The Voice Kids", kwngëtaren shpesh e shohim të emocionuar nga interpretimi i këngëve të fëmijëve.

Ndërsa këtë të premte një detaj i veçantë u përfol duke bërë bujë në mediat rozë.

Pasi njëri nga konkurentët përfundoi një këngë “rock”, Eneda i bëri një koment që la të kuptojmë nostalgjinë e ish-it të saj.

“Mua më pëlqeve shumë, ndoshta edhe ngaqë jam mësuar me këtë model të kënduari gjithë jetën rreth e rrotull meje, nëse më kupton”, u shprehur Eneda Tarifa.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034120082855225