Eshtë shpallur pak minuta më parë fituesi i Festivalit të 54 të Këngës dhe ashtu sic ishte parashikuar kohë më parë, ajo është Eneda Tarifa me këngën "Perralle".
Në mbrëmjen e sotme Eneda është pritur mjaft mirë në skenë nga publiku i cili mesa duket aprovoi përzgjedhjen e jurisë së këtij edicioni.
Rruga për në Eurovision 2016 sapo ka nisur dhe intv.al do ju mbajë të informuar për cdo hap.