Natyrisht që shakatë nuk mund të mungonin në dasmën e një aktori të njohur të humorit.
Po aq shakaxhi sa Bes Kallaku duket se ishin edhe të ftuarit, veçanërisht ata që kanë qenë koleg me të në një spektakël humori si Portokalli. Bëhet fjalë për Eneda Tarifën dhe Irgen Çelën, që janë bërë pjesë e një momenti shumë simpatik. Në çastin e ëmbëlsirës, e cila duhej çarë për t’u shijuar më pas, Eneda ka goditur lehtë në kokë ish-kolegun e saj, si një ëmbëlsirë të radhës e cila duhej çarë. Një episod shumë simpatik që ka shkaktuar të qeshurat edhe të këtij të fundit. Kujtojmë se edhe Irgeni është martuar së fundmi, duke e konfirmuar këtë verë si atë të martesave VIP.