Këngëtarja dhe moderatorja Eneda Tarifa, teksa ndodhet në shoqërinë e Soni Malajt, na ka zbuluar edhe një talent tjetër të sajin...imitimin.
Vajzat kanë pirë sot bashkë kafen e mëngjesit dhe Eneda e ka bërë edhe më të bukur atë duke imituar moderatoren e njohur Silvana Braçe sikur prezanton këngën e Sonit sonte në finalen e Këngës Magjike. Pas kësaj videoje kupton që aftësitë e Enedës në imitim qenkan vërtet për t’u vlerësuar.