Aktori i njohur Bes Kallaku ka treguar një histori të vjetër por vërtet të pabesueshme që i ka ndodhur gjatë një udhëtimi.
Ai tregoi në “BECAFFEE” se po kthehej bashkë me këngëtaren Eneda Tarifa dhe kolegun Salsano Rrapi nga Ferizaj i Kosovës për në Shqipëri.
Në timon ishte Salsano dhe po ecte me shpejtësi aq të madhe, saqë nuk e pa makinën e policisë që po i ndiqte nga pas.
Ndërkohë që evektivët i ndaluan, Salsano rrezikoi t’i hiqej patenta dhe Besi, si për ta ç’tensionuar situatën shpiku një nga ato historitë e tij, për policinë.
“Të lutem se jemi artistë, jemi me urgjencë se Eneda e ka djalin sëmurë dhe duhet të ikim”.
Por efektivi e njihte mjaft mirë këngëtaren dhe e dinte që ajo nuk kishte djalë por vajzë: “Që po më gënjen se është sëmurë e di por po më gënjen që e ka dhe çun se unë e di që ka çikë”.
Epo 'gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra' thotë populli, por ama aktorët dolën nga situata.