Gjatë orëve të ara të mëngjesit të sotëm , Eneda Tarifës i është dashur të përballet me një situatë të vështirë . Këngëtarja ka telefonuar shërbimin e urgjencës, por sipas saj askush nuk e ka vënë ujin në zjarr. Për këtë ajo ka reaguar e revoltuar nëpërmjet këtij statusi: “
“Si ka mundësi të marrësh urgjencën tre herë dhe ata të mos e venë ujin në zjarr!? Nuk ma rrok truri, një qytet me gati 1 milion banorë, të mos vërë në gadishmëri (në fundjavë të paktën) më shumë se dy apo tre ambulanca?”
. “Këtu nuk pi ujë as emri, as njohja, asgjë. Është thjesht një dështim. Këtu njeriut i bie epilepsia dhe ambulanca vjen mbas 40 minutash? SOS. Ca i vrasin, ca i lenë të vdesin,”- përfundoi Tarifa statusin e saj.
Por si duket këngëtares nuk I ka pëlqyer as pasqyrimi që portalet i kanë bërë satusit të saj ndaj iu ka kushtuar edhe një tjetër status këtyre të fundit, ku thotë: “dhe ja ku shpërthejnë portalet me tituj nga më të tmersshmit, duke politizuar gjithcka. O pikë e zezëëë”.