Supermodelja braziliane dhe engjëlli i Victoria’s Secret, Isabeli Fontana i dha fund beqarisë me Diego Ferrero në një ceremoni private në plazhet e Maldives këtë javë.
Nusja kishte veshur një fustan të shkurtër të hollë, kryesisht dantelle duke iu përshtatur edhe motit. Isabeli, e veshur më këtë fustan të dizenjuar nga një stilist brazilian, i cili kishte sjellë versionin më të mirë të bikinit në trupin e modeles, ka bërë ecjen e e saj emocionuese në vendin e quajtur Agua de Coco, aty ku kishte parakaluar edhe më parë në show-t e saj . Ajo preferoi të zgjidhte më mirë të vishte rroba banjo me një tyl sesa një fustan tradicional martesor . Fontana e plotësoi pamjen me orkide të vogla të bardha dhe një tufë të vogël me zambakë të bardhë. Ceremonia është mbajtur zbathur duke e plotësuar imazhin e ceremonisë së thjeshte dhe të veçantë njëkohësisht. Urime çiftit të lumtur.