Flori Mumajesi dhe Eni Çobani do ju prekin zemrat me gjestin e tyre...
Në rubrikën e emisionit “E diela shqiptare”, “Për drekë me mua”, ka qenë radha e juristes Eni Çobani për të gatuar për kantautorin Flori Mumajesi dhe nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku. Ata kanë qenë në shtëpinë e një familje në nevojë dhe pjesën e ofruar nga “E diela shqiptare” për të gatuar ushqime, e kanë konvertuar në ndihma për këtë familjen, shkruan intv.al. Vetë Flori, Eni dhe moderatori Ardit Gjebrea e kanë shpërndarë në rrjete sociale këtë çast bamirësie.