INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eni Çobani mohon se e ka kërcënuar, gazetari publikon provat [FOTO]

Eni Çobani mohon se e ka kërcënuar, gazetari publikon provat [FOTO]

Publikuar më: 11:51 29-10-2016
Një ditë më parë, gazetari Telnis Skuqi ka pretenduar se është kërcënuar me jetë nga juristja Eni Çobani përmes një telefonate të realizuar në orarin e drekës. Arsyeja ka qenë se Skuqi, e ka akuzuar Çobanin, për favorizim të R.I, në aferën me kryetarin e Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi. Më poshtë reagimi i plotë i Telnis Skuqit në rrjetin e tij social “Facebook”.
 
GUXIMI I TEPRUAR I ENI ÇOBANI
 “Nuk e di se si e gjeti numrin tim personal, Eni (Cobani), për këte fakt nuk merakosem shumë, por më çuditi guximi i saj, madje thashë me vete “Ku e ka mësuar këtë zanat, që guxon të telefonojë një gazetar dhe e kërcënon hapur se do ta zhduk atë dhe familjen e tij”.
 
 
 
Po ka qenë i menjëhershëm reagimi i juristes së njohur e cila i ka hedhur menjëherë poshtë pretendimet e gazetarit në fjalë se ajo e kishte kërcënuar me jetë. 
Çobani thotë se nuk e njeh dhe nuk e ka kontaktuar ndonjëherë Skuqin.
 
“Është shumë i turpshëm ky deklarim dhe përdorimi i emrit tim në të tilla deklarata krejtësisht të papërgjegjshme”, shprehet zonja Çobani.
Nga ana tjetër, ajo ka kërkuar nga gazetari Skuqi, të tërheqë deklaratën e bërë, pasi në të kundërt, do të përballet me drejtësinë për shpifje dhe cënim të figurës.
Por gazetari disponon thirrjen marrëse në telefonin e tij celular, nga një numër që për gazetarin investigativ, pretendohet se është telefonuar nga Eni Cobani. Telefonata sipas tabulatit, është regjistruar në orën 15:39 minuta të ditës së sotme dhe ka zgjatur 1 min e 18 sekonda.
 
Article Logic
Execution time: 0.0041549205780029