Sot është ditëlindja e këngëtares simpAtike Eni Koçi.
Bjondia bukuroshe mbush plot 21 vjeç dhe në këtë ditë speciale nuk kanë munguar dhuratat e shumta.
Eni zbuloi se personi i parë që e kishte uruar ishte nëna e saj e më vonë dhuratat dhe surprizat kishin vijuar njëra pas tjetrës. Motra e saj më e madhe, Greta Koçi kishte zgjedhur instagramin për ta uruar Enin me anë të një postimi domethënës.
“Gjeja me e shtrenjte e imja sot ka ditlindjen… Eni te uroj edhe 100 vite te lumtura te mbushura me mbaresi,shendet dhe nje karriere te shkelqyer.Ti je personi qe dua me shume ne kete bote. Happy birthday my princess”, shkruante ajo poshtë fotos së Enit.