INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eni Koçi flet për problemin shëndetësor: 'Jam mësuar të jetoj me këtë pasi nuk ka zgjidhje'

Eni Koçi flet për problemin shëndetësor: 'Jam mësuar të jetoj me këtë pasi nuk ka zgjidhje'

Publikuar më: 08:25 22-07-2022

Eni Koçi ka zbuluar se vuan nga parosmia pasi u infektua me COVID-19. Parosmia është humbja e sensit të nuhatjes. E pyetur nga ndjekësit e saj në Instagram, Eni është pyetur nëse i është kthyer shija dhe nuhatja dhe ajo ka treguar se vazhdon njësoj.

Eni tregoi se gjërave nuk ua ndien erën apo shijen reale që kanë patur si para Covid-it.

“Vazhdoj po njësoj. Domethënë shije dhe nuhatje kam por gjërave nuk ua ndiej erën apo shijen reale që kanë patur si para Covid-it. Parosmia quhet si problem. Kam filluar të mësohem të jetoj me këtë problem pasi nuk ka zgjidhje", tha këngëtarja.

Gjithashtu Eni foli dhe për shtatzëninë duke zbuluar se vajza do të vijë në jetë në muajin tetor dhe ajo e Genci kanë vendosur për emrin e saj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031650066375732