Nëse keni pasur një motër apo një vëlla kjo eksperiencë patjetër që do të ketë ndodhur edhe me ju.
Keni vënë re kur keni planifikuar të vishni diçka nga gardëroba juaj dhe në momentin që kërkoni për të, zbuloni se gjendet në trupin e motrës tuaj. Epo duket se motrat Koçi në ditën e sotme kanë pasur pikërisht të njëjtën zënkë.
“Nuk është se nuk kam rroba për të veshur, por si më rrinë rrobat e motrës, nuk më rrijnë të askujt”, shkruan Eni, e cila na sqaron se nga i vjen mania për t’i veshur gjërat e së motrës dhe duket sikur po përpiqet të justifikohet.
Shpresojmë që Greta ta ketë kuptuar dhe ta ketë falur për këtë mani të sajën.