Ne ende nuk e dimë se çfarë e ka shqetësuar Eni Koçin që ka bërë këtë reagim për gazetarët.
Ndërkohë që po shijon suksesin e këngës së saj më të fundit, këngëtares duket se ia ka prishur humorin dikush. Ajo është kapur me gazterët të cilëve ju dedikon një status aspak të hijshëm.
“Është e trishtueshme që disa gazetarë bien kaq poshtë për disa like më shumë. Është kaq patetike. Rrituni dhe bëhuni etikë”, shkruan 20 vjeçarja.