Ato i shohim gjithnjë të kuruara dhe nëse ndodh që një vajzë ekrani shfaqet pa make up, tërheq vëmendje.
Kështu u shfaq mbrëmjen e kaluar Eni Koçi e cila duket teksa këndon këngën e re të Genc Prelvukajt ‘Dimër’. Dihet tashmë se ata të dy janë folur disa herë për një lidhje, por që ende asnjëri nuk pohon asgjë. Megjithatë vazhdojnë ta mbështesin hapur njëri-tjetrin në projektet e tyre të reja. Genci më pas e ka publikuar videon e Enit në llogarinë e tij të Instagram dhe duket se këngëtarja nuk e ka patur aspak problem faktin se ka qenë pa grim.