Gazetarja e njohur Eni Vasili, ka 20 vite në ekran dhe po kaq vite që na ka mësuar me faktin që kuriozitetin tonë të mos e shtrijmë përtej jetës së saj profesionale.
Ajo është gjithmonë shumë aktive në media për shkak të profesionit të saj, por përsa i përket jetës private dimë shumë pak, pasi ajo është mjaft e rezervuar. Edhe pse një zonjë mjaft e bukur, Vasili është shfaqur gjithmonë pa një mashkull në krah, deri tre ditë më parë.
Në eventin e prezantimit të filmit dokumentar të Lorik Canës, Vasili ishte e shoqëruar nga një zonjë dhe një zotëri. Burime për “Panorama Plus” kanë zbuluar se zotëria krah Enit është partneri i saj prej vitesh. Ai quhet Armand dhe është inxhinier informatike, i cili pas viteve ’90 jetën e ka ndërtuar në Londër.
Ai dhe Eni janë njohur në një darkë mes miqsh dhe nisën kështu një lidhje dashurie. Armandi ka këmbëngulur shumë që Eni të shpërngulej në Londër me të, por dashuria e saj për ekranin dhe profesionin bëri që mos pranonte.