Ditën e djeshme këngëtari i njohur shqiptar Enis Bytyqi ka publikuar këngën e tij më të re “Unë për ty”, por mesa duket gjërat nuk kanë shkuar sipas planifikimeve.
Edhe pse është një këngë shumë e lezetshme dhe ritmike, menjëherë pas publikimit, disa persona kanë tentuar t’ja bllokojnë këngën në dy rrjetet më të përdorura sociale, Facebook dhe Instagram.
‘Po mundohen disa individ me padrejtë me ma blloku kangen e re në rrjete sociale si Instagram dhe Facebook. Në qoftëse ju shihet postimi, postone prap dhe gjithçka në rregull. Paqe, Enis Bytyqi” ka shkruar Enisi.