INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Enisa, këngëtarja shqiptare që mahniti me zërin e saj dhe legjendën e muzikës botërore, Dr Dre [VIDEO]

Enisa, këngëtarja shqiptare që mahniti me zërin e saj dhe legjendën e muzikës botërore, Dr Dre [VIDEO]

Publikuar më: 20:55 12-07-2017

Shqiptarja që po bën të gjithë shqiptarët krenarë, mahniti me zërin e saj dhe legjendën e muzikës botërore, Dr Dre…

E talentuar, e bukur dhe me një zë shumë të veçantë, Enisa Nikaj është duke ngjitur shkallët e suksesit me hapa të sigurt. Shqiptarja me origjinë nga Mali i Zi, e lindur në Brooklyn, ka nisur të këndojë që në fëmijëri. Edhe pse ka lindur në Amerikë, ajo ndjehet 100% shqiptare dhe është krenare për origjinë e kulturën e saj. Enisa ka qenë e ftuara e rradhës në emisionin “Fun Day” me moderatore Fatma Methasani në INTv, ajo tregoi më shumë për fillimin e karrierës së saj dhe sesi u ndje kur u bë pjesë e reklamës së kufjeve “Beats by Dr Dre” dhe kënga e saj ishte kolone zanore.  

Teksa e dëgjon të këndojë, mendon se ka ndjekur shkollë muzike prej kohësh, por jo, talenti i të kënduarit është dhuntia e saj. 21 vjeçarja studion për Administrim Biznesi, por ëndrra e saj është të jetë një artiste e madhe. Emri i saj u bë i njohur për të gjithë nëpërmjet disa cover-ave të këngëve të njohura që Enisa i publikonte në Instagram dhe kanalin e vet në YouTube. Menjëherë tërhoqi vëmendje dhe u cilësua si një këngëtare me stil, me një zë potent që të imponohet dhe që të kujton të famshmen Amy Whinehouse. Enisa u vlerësua nga disa producentë shumë të njohur në Nju Jork, me të cilët ka nisur të punojë seriozisht, pas suksesit në rrjetet sociale, ku ndjekësit e saj janë të shumtë./intv.al/

 

Article Logic
Execution time: 0.0041511058807373