INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Enisa, shqiptarja e rradhës që nis rrugën drejt suksesit [VIDEO]

Enisa, shqiptarja e rradhës që nis rrugën drejt suksesit [VIDEO]

Publikuar më: 19:46 16-09-2016

Këngëtarja e talentuar shqiptare, Enisa Nikaj, ka publikuar më në fund produksionin e saj të parë muzikor. Pas shumë e shumë këngëve cover, të këngëtarëve më të njohur si Justin Timberlake, Sia dhe Adele, 19 vjeçarja ka vendosur të nisë rrugën drejt suksesit me këngën “Burn This Bridge”, këngë e cila është shkruar nga vetë Enisa. Projekti i saj është publikuar në Youtube, ndërsa klipi do të publikohet pas dy javësh.  Përveç se e bukur, ajo ka edhe një zë impresionues që me siguri do të depërtojë në industrinë muzikore. Ajo ka lindur në Brooklyn, New York, nga dy prindër shqiptarë me origjinë nga Mali i Zi. Shpresojmë që “Burn This Bridge” të jetë një ogur i mirë për Enisën, dhe emri i saj të ngrihet lart e më lart në billboard-at muzikorë.

Ja disa nga cover-at e saj 

Article Logic
Execution time: 0.0036008358001709