INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Enkelejd Alibeaj hedh poshtë Taulant Ballën: Është autogol i Ramës, gënjeshtër, ju tregoj pse [FOTO]

Enkelejd Alibeaj hedh poshtë Taulant Ballën: Është autogol i Ramës, gënjeshtër, ju tregoj pse [FOTO]

Publikuar më: 22:07 29-10-2017

Pas publikimit të dokumentit për dënimin e Dritan Zaganit nga ana e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla reagon edhe deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj.
Ish- ministri Alibeaj shkruan se Balla konfirmoi edhe zyrtarisht gënjeshtrën që Edi Rama tha për Dritan Zaganin. Ndryshe nga Rama, Balla zbuloi se vendimi për Zaganin është i gjykatës së Vlorës, dhe jo i Krimeve të Rënda dhe është për largim nga vendi, jo për shpërdorim të detyrës.
Reagimi
AUTOGOLI I RAMËS: BALLA KONFIRMON ZYRTARISHT GENJESHTRËN PËR ZAGANIN
Para dy ditësh Rama gënjeu drejtpërdrejt miliona shqiptarë, kur për të mbrojtur Tahirin dhe Habilajt, sulmoi përsëri Dritan Zaganin si “të dënuar nga Krimet e Rënda”. Sot për të dytën herë radhazi Balla konfirmoi zyrtarisht gënjeshtrën e Ramës:

Vendimi është i gjykatës së Vlorës, dhe jo i Krimeve të Rënda, sic tha Rama.
Është për largim nga vendi, jo për shpërdorim të detyrës.
Pasi Zagani zbuloi dhe denoncoi trafikun e drogës së Habilajve, Saimir Tahiri dërgoi oficerët e shërbimit të kontrollit të brendshëm të Ministrisë së tij dhe e arrestoi në mes të natës.

Po këta vartës të Tahirit e paditën Dritan Zagarin në prokuroirnë e krimeve të rënda. Por akuzat e tyre ishin kaq të pabaza sa Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk e mori përsipër hetimin dhe ja kaloi çështjen Prokurorisë së Vlorës vetëm për shpërdorim detyre.

Dritan Zagani u largua nga Shqipëria sepse zbuloi se krimi dhe qeveria ishin bërë një. Zagani e kuptoi para të gjithëve se Tahiri dhe Rama ishin në shërbim të krimit dhe të vetmit oficerë policie që ata toleronin ishin ata që ngarkonin thasët e drogës dhe fiknin radarët. Zagani iku sepse e kuptoi se jeta e tij dhe e familjes së tij ishin të rrezikuara. Zvicra i dha azil politik.

Siç janë detyruar ta pranojnë vetë, dhe sic faktojnë përgjimet e Antimafias, për katër vite krerët e policisë kanë bashkëpunuar me trafikantët. Por në këto katër vite, Saimir Tahiri dhe Edi Rama kanë akuzuar, arrestuar dhe sulmuar vetëm një njeri: Dritan Zaganin. Kjo tregon më thjeshtë se gjithcka se në anën e kujt kanë qenë Saimir Tahiri dhe Edi Rama.

Pas gjithë këtij persekutimi, dëshpërimi dhe paniku i Edi Ramës tani ka arritur në nivele të tilla sa kërkon mbrojtje prej Taulant Ballës. Që ky i fundit e nxorri Ramën bllof dhe zyrtarisht gënjeshtar, është sa shenjë e trashjes së tij, aq edhe triumf i Dritan Zaganit dhe të vërtetës mbi Edi Ramën.

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605