Sa vijnë e shtohen zërat kundër Lulzim Bashës në Partinë Demokratikë.
Këtë herë ishte Sekretari Organizativ i PD ai që thotë se dorëheqja e kryetarit të ngrirë të PD do t’i bëjë mirë garës duke e barazuar atë më kandidatët e tjerë. Bozdo ka shprehur mendimin e tij në një shkrim që ka publikuar tek “Gazeta Shqiptare”, duke shtuar gjithashtu se nuk mjafton fakti që Basha ka pranuar përgjegjësitë e tij për rezultatin e zgjedhjeve:
“Demokratët kanë nevojë të dëgjojnë nga zoti Basha përse-në e kësaj humbjeje, duhet të dëgjojnë të gjitha arsyet, edhe gabimet personale. Kjo ndershmëri në komunikim, do t’u bëjë mirë të gjithëve”. Kujtojmë se Enno Bozdo ishte një personat me poste drejtuese në PD që nuk ishte përfshirë në listat për deputetë të Bashës.