INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eno Popi, 6 vjet në lidhje por nuk jeton me partneren e tij. Zbuloni shkakun

Eno Popi, 6 vjet në lidhje por nuk jeton me partneren e tij. Zbuloni shkakun

Publikuar më: 13:27 21-11-2016

Eno Popi flet për herë të parë për parteneren e tij, Atena.

Ai është një nga imazhet kryesore të Top Channel dhe na rastis ta shohim thuajse çdo ditë në ekran, megjithatë nuk na kishte ndodhur ta dëgjonim te fliste për vetën e tij në një intervistë televizive. I ftuar në emisionin “Tek Unë me Arjola Shehu”, Eno ka treguar disa detaje nga jeta e tij personale.

“Unë jam prej 6 vitesh në një lidhje me Atenën, megjithatë jetoj ende me prindërit edhe pse po arrij të 40-tat”, tregon Eno me humor. “Më pëlqen rehatia e shtëpisë, ku e gjen çdo gjë gati”.

Kur moderatori e gazetari është pyetur nga Arjola nëse ishte njohur partneren e tij, Atena në Top Channel, Eno me humor përgjigjet:

“Jo nuk e kam njohur në Top, me të jemi njohur në pub. Atena tani punon në Digitalb, në prapavijë, merret me produksionin. Me të nuk ka qënë dashuri me shikim të parë, ka ardhur çdo gjë në kohë e vet dhe natyrshëm”.   

Por tani që Ledioni do të bëhet baba, a mendon edhe Eno të ndjek të njëjtën rrugë? Këtë e zbuloni në linkun e mëposhtëm:

Article Logic
Execution time: 0.0038268566131592