INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eno Popi pozon pranë partneres me barkun e rrumbullakosur, tregon si e priti lajmin e shtatzanisë [FOTO]

Eno Popi pozon pranë partneres me barkun e rrumbullakosur, tregon si e priti lajmin e shtatzanisë [FOTO]

Publikuar më: 20:22 14-02-2018

Eno Popi është një ndër figurat më të dashura për publikun shqiptar, thjeshtësia dhe mënyra e tij e komunikimit janë tiparet më të gjetura për të përshkruar karakterin e tij.

Mesa duket Eno Popi dhe partnerja e tij Aneta Pali, së shpejti do të bëhen prindër të një vogëlusheje.

“Ndodhi komplet ndryshe nga 1001 mënyra që kisha në kokë, që nëse një ditë do më vinte ky lajm, sesi do e përjetonim. Në kokë kisha tjetër ide komplet. Ka qenë ditë me shi, në ato muajt e parë të rikthimit në punë pas sezonit veror. Atena më merr dhe më thotë vetëm shih pak telefonin, ku më kishte nisur fotot e një testi paraprak. Pasi i pashë, befas pata një hutim, por edhe gëzim dhe një trembje po aq nga pasiguria asaj që po shihja. Analizat e mëvonshme na vërtetuan gjithçka dhe aty filluan mijëra mendime në kokë. Që nga sa gati jemi deri se si do ndryshojë rrjedha jonë e jetës tashmë. Por, dhe ne si të gjithë. Më shumë dashuri dhe sakrificë.”-ka rrëfyer Popi në intervistë, për të treguar më tej se të dy ata prisnin që të bëheshin me një djalë, por tashmë janë thjesht mirënjohës për ndjesinë që po përjetojnë.

81829-640-0-5a843dc6f1184.jpg81831-640-0-5a843dc6f2be8.jpg81827-640-0-5a843dc6f061c.jpg81830-640-0-5a843dc6f136a.jpg81828-640-0-5a843dc6f0e98.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038340091705322