Pak ditë më parë u tha se Enrique Iglesias ishte bërë baba për herë të tretë. Ishte vëllai i këngëtarit ai i cili zbuloi lajmin e bukur. Në një intervistë për radiotelevizionin kilian ADN, ai tha se këngëtari ishte bërë baba për herë të tretë.
“Vëllai im tani ka tre fëmijë,ai është shumë i lumtur “,u shpreh ai, megjithëse lajmi ende nuk ishte bërë i ditur nga Enrique dhe partnerja e tij.
Së fundmi këngëtari ka vendosur të ndajë me ndjekësit e tij në Instagram një foto shumë të embël në takimin e parë me bebin. Fjongo në kokën e foshnjës na la të kuptojmë se çifti është bërë me vajzë. Krahas fotos, këngëtari tregoi se e vogla kishte ardhur në jetë në datën 30 të muajit janar, ndërsa emrin e saj ende nuk e kanë zbuluar për publikun.
Enrique dhe partnerja, Anna Kournikova janë gjithashtu prindër të dy binjakëve 2-vjeçarë, të quajtur Lucy dhe Nicholas.