INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Epidemi fruthi në Europë/ Rastet e prekjes nga fruthi u rritën me 400% në vitin 2017

Epidemi fruthi në Europë/ Rastet e prekjes nga fruthi u rritën me 400% në vitin 2017

Publikuar më: 16:17 20-02-2018

Numri i rasteve të fruthit në Evropë shënoi një rritje të frikshme me 400 për qind në 2017 krahasuar me vitin e kaluar.
Infeksioni kërcënues preku 21,315 njerëz vitin që lamë pas duke shkaktuar dhe 35 viktima.
Krahasuar me të dhënat e 2016 ku numri i të infektuarve ishte tek 5.273 specialistët shpjegojnë se për rritjen e të sëmurëve është bërë shkak mos vaksinimi nga fruthi.
Vendet që patën dhe shifrat më të larta të të sëmurëve dhe numrin më të ulët të vaksinimit ishin Rumania me 5.562 raste, Italia me 5.006 dhe Ukraina me 4.767 raste.
Dr Zsuzsanna Jakab, drejtuesja rajonale për Evropën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë ka publikuar të dhënat të shumicën e rasteve personave të infektuar rezulton se ata nuk kishin bërë vaksinën e fruthit.
Ky mos vaksinim i fëmijëve ka ardhur si pasojë e teorive se vaksina e fruthit, shytave dhe rubeolës (MMR) shkakton autizëm.
Dr. David Elliman, pediatër në Kolegjin Mbretëror të Pediatrisë ju ka bërë thirrje prindërve që të mos ju besojnë këtyre teorive dhe të vaksinojnë fëmijët pasi në këtë mënyrë po rrezikojnë jetën e tyre dhe të fëmijëve të tjerë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036849975585938