INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Epidemia e etheve të verdha, deri tani 40 të vdekur

Epidemia e etheve të verdha, deri tani 40 të vdekur

Publikuar më: 10:02 26-01-2017

Epidemia e etheve të verdha, mbi 300 raste janë duke u hetuar, përfshirë 40 viktima, janë konfirmuar zyrtarisht.

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit ka porositur 11.5 milionë doza të vaksinës për ethet e verdha.

Sëmundja ka shënuar shpërthimin më të madh në këtë vend që prej vitit 2000.

Deri tani janë konfirmuar shtatëdhjetë raste të prekusrish, përfshirë 40 vdekje.

Shumica e tyre janë në zonat rurale të shtetit Minas Gerais. Mbi 300 raste janë duke u hetuar.

Ethet e verdha mund të jenë potencialisht fatale dhe transmetohen nga mushkonjat.

Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje dhe të vjella. Sëmundja mund të shkaktojë dështimin e veshkave dhe të mëlçisë, si dhe gjakderdhje.

Guvernatori i Minas Gerais ka shpallur 180 ditë të gjendjes së jashtëzakonshme.

Article Logic
Execution time: 0.003993034362793