INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Epidemia e fruthit në Maqedoninë e Veriut! 4 viktima dhe 961 të infektuar

Epidemia e fruthit në Maqedoninë e Veriut! 4 viktima dhe 961 të infektuar

Publikuar më: 12:39 17-04-2019

Në Maqedoninë e Veriut Ministria e Shëndetësisë lajmëron se vendi është përfshirë nga epidemia e fruthit.
Nga fillimi i vitit janë regjistruar katër viktima nga fruthi, kurse 961 te tjerë janë infektuar, 60% prej të cilëve janë jashtë Shkupit. Sëmundja ngjitëse ka prekur më së shumti fëmijët.
Drejtori i Institutit të shëndetit publik, Vladimir Mikić, deklaroi: “Më shumë se 70 fëmijë të prekur nga fruthi janë hospitalizuar, prej të cilëve 55 janë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, ndërsa 15 në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve. Mbi 7 nga ta janë në gjendje të rëndë, por të gjithë janë hospitalizuar sepse ka pasur komplikime nga fruthi”.
Qëllimi i shpalljes së epidemisë është për zbatimin e masave plotësuese për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse, uljen e infektimeve të reja si dhe parandalimin e formave të rënda të sëmundjeve si pasojë e fruthit.
“Një nga masat është ndalimi i vizitave në çerdhe. Një masë tjetër ka të bëjë dhe me uljen e moshën së vaksinimit nga 12 në 6 muaj. Gjithashtu, çdo person mbi 14 vjeç mund të vaksinohen në qendrat e shëndetit publik”, ka sqaruar Mikiç dhe bëri të ditur edhe vendimin për vaksinimin e punonjësve shëndetësorë pasi shumë prej tyre janë infektuar nga sëmundja ngjitëse.
Aktualisht janë ndaluar dhe vizitat nëpër spitale, ndërsa kontrolle do të ketë edhe për punonjëset e kopshteve.

Article Logic
Execution time: 0.0016379356384277