Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, rastet e të prekurve nga epidemia e etheve të verdha në Brazil gjatë ditëve të fundit kanë rritur në 846 persona ndërsa numri i të vdekurve nga kjo epidemi është rritur në 260 persona.
Shteti Minas Gerais është më i goditur nga ethet e verdha ku në shtatë muajt e fundit janë regjistruar 314 raste dhe 103 vdekje.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë zhvillon fushata të vaksinimit në Sao Paulo, Rio de Janeiro dhe Bahia.
Në tre vendet ku jetojnë rreth 76 milionë njerëz ishin vaksinuar vetëm 5.5 milionë njerëz.