Ermal Meta, Dua Lipa, Inva Mula, Olen Cesari, Kledi Kadiu, Genc Tukiçi, Rame Lahaj, Elhaida Dani, Eno Peci, Lorik Cana, Erza Muqolli. Këta janë yjet shqiptare të cilët u mbledhën bashkë në një kast me koncertin ‘Të bashkuar në muzikë në kujtim të Skënderbeut’.
Koncerti u mbajt sot nga Ambasada e Shqipërisë, në Teatrin Argjentina në Romë dhe nisi në orën 20:30. Shumë shqiptarë kanë marrë pjesë dhe një ndër ta është edhe Drini Zeqo.
Gazetari ka mundur të realizojë një foto edhe me yllin shqiptar Dua Lipa, një ndër këngëtaret më të famshme tani në botë, e cila është shprehur gjithmonë krenare për origjinën e saj shqiptare.
Fotoja është pëlqyer shumë, gjithashtu edhe ka marrë shumë komente ku shumë nga ndjekësit kanë vënë re një detaj që po i bën të qeshin shumë. Mes Dua Lipa-s dhe Drinit ndodhet një vogëlush i cili po sheh te kamera, por mimika e tij ka bërë komentuesit që të shkruajnë më shumë për të sesa për këngëtaren dhe gazetarin. Epo ja që ndodh edhe kjo!/intv.al/