INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
EPIKE! I dhuroi puthje në buzë, Getinjo tallet me veprimin e Anës në rrjetet sociale

EPIKE! I dhuroi puthje në buzë, Getinjo tallet me veprimin e Anës në rrjetet sociale

Publikuar më: 14:28 01-06-2021

Ana Lleshi vazhdimisht ka shprehur pëlqimin për reperin Getinjo.

Nga disa u mor si dëshirë për ndonjë bashkëpunim meqë Ana i është futur muzikës e nga disa të tjerë si flirtim.

Pasi shkëmbyen komente në rrjetet sociale, ku Ana publikisht flirtonte me reperin, ajo para disa ditëve mori vëmendje duke bërë veprimin që askush se kishte pritur.

E pyetur sa nga 1 deri ne 10 sa e pëlqen Getinjon, Ana u përgjigj 100 duke u ngritur në këmbë dhe puth fotografinë e reperit duke u kujdesur që t’ia qellojë në buzë.

E ky veprim duket se u bë i njohur edhe për artistin ferizajas, i cili nuk ia ktheu në të njëjtën mënyrë por fjalët e tij nga ndjekësit u morën edhe si tallje.

“E ka puth zidin valla se mu jo’’, u shpreh reperi duke aluduar në murin ku ishte fotografia e tij.
Kujtojmë se ish-konkurrentja pas daljes nga programi pati një lidhje të shkurtër me konkurrentin tjetër, Arsimin, lidhje që zgjati shumë pak.

Më pas Ana publikoi një këngë dhe la shumë për të dëshiruar pasi mori komente dhe kritika të shumta në rrjetet sociale për interpretimin e saj

Article Logic
Execution time: 0.003903865814209