Rihanna ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për disa foto që kanë qarkulluar në internet ku ajo duket më e shëndetshme se zakonisht. Por kjo as nuk i plas fare asaj dhe të gjithë e mbajmë mend kur ajo iu drejtua kritikëve të peshës së saj trupore, në mënyrë të tërthortë, me një meme të vogël të Gucci Mane në Instagram:
Por “trolls” mbeten “trolls” , kështu që RiRi u dërgoi një tjetër mesazh përsëri në mënyrë pak më të drejtpërdrejtë. Një fans postoi një video të Rihannës dhe shoqes së saj Mellisa duke marrë katër pako patatinash në dyqan me miqtë. "Të gjithë ata që e quajnë shumë të shëndoshë, “@ mdollas11” ju tregon se çfarë të bëni në këtë video K!"-Ishte përshkrimi i fotos ku shkroi se duhet të hani çfarë të doni dhe etiketoi RiRi-n.
Mirëpo ja ku vjen Rihanna dhe lë një koment epik: “Më quajti ndokush të shëndoshë?”, duke shtuar dhe disa emoji ku qesh me lot.
RiRi është thjesht RiRi!