INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Equus”, një shfaqje që thyhen tabutë me lakuriqësinë [FOTO]

“Equus”, një shfaqje që thyhen tabutë me lakuriqësinë [FOTO]

Publikuar më: 11:50 22-03-2017

“Equus”, një krijimtari e dramaturgut britanik Peter Shaffer 44 vite më parë, shfaqet dhe në skenën e teatrit Kombëtar të Tiranës.

E renditur në listën e teatrove që përbëjnë pikë kthese jo vetëm sepse himnizojnë një nga të drejtat themelore të njeriut, lirinë, në një shoqëri e cila jeton iluzionin e saj, por edhe sepse e sjell atë jo vetëm përmes fjalës, por edhe gjuhës së trupit konkretisht përmes lakuriqësisë.

Dhe pikërisht këtë rol, regjisori që e ngjiti në skenën shqiptare, boshnjaku Dino Mustafiç, ia besoi të riut Igli Zark por jo vetëm, nëpërmjet kësaj vepre teatrale ai riktheu në skenë dhe shumë emra të njohur si Ermir Jonka, Timo Fllokon, Igli Zarkën, Ema Andrean, Arben Derhemin, Luli Bitrin, Erjona Kakelin, e të tjerë. Ermir Jonka aktualisht ka dhe një program në INTv GEEK ROOM.

Në dramë marrin pjesë edhe balerinët Robert Muha, Fjorald Doci, Akreoma Saliu, të përgatitur nga koreografi Gjergj Prevazi.

Shfaqja do jepet gjatë datave dt. 22-23-24-25-26 Mars, ora 19:00 në Teatrin Kombëtarë.

 

igli-zarka-molla.jpg

igli-zarka-equus.jpg

 

timo-luli.jpg

tk.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0020899772644043