Vetëm pak ditë më parë të gjithë u ndjemë krenarë pasi u publikua kënga zyrtare e Kampionatit Botëror, e kënduar nga Era Istrefi, Will Smith e Nicky Jam, e punuar nga Diplo.
Së fundmi në rrjete sociale po qarkullon një foto e Era Istrefit dhe Norës të cilat janë shfaqur së bashku në studion muzikore të Mixey, njërit prej producentëve më të njohur në Kosovë.
Me të drejtë do të pyesni: “Motrat Istrefi po sjellin bashkëpunim muzikor?"
Mesa duket jo dhe Era e ka shoqëruar Norën në studio e Mixey, ku kjo e fundit po punon për këngën e re e cila pritet të lancohet së shpejti.
Le të shpesojmë që Nora të “godasi” përsëri me një hit të ri.