Era Istrefi thashmë po bëhet gati për të performuar në finalen e madhe të Botërorit Rusi 2018. Ajo do të këndojë në finale këngën “Live it up" një hit së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith. Era Istrefi dhe dy këngëtarët e tjerë të “Live It Up”, Will Smith dhe Nicky Jam, ishin të pranishëm në një konferencë për shtyp lidhur me eksperiencën e tyre në Kupën e Botës 2018.
Pas kësaj ata kanë vizituar stadiumin dhe Era ka ndarë me ndjekësit një foto bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam, ku shihen pranë trofeut, të cilin do ta marrë fituesi i Kampionatit Botëror.
“Mund ta shohësh. Por nuk mund ta prekësh! ?”, ka shkruar ajo, e sigurisht që nuk mund të mungonte komenti i producentit të këngës, DJ me famë botërore Diplo i cili i ka quajtur me fat.