Këngëtarja e famshme Era Istrefi është një ndër artistet më të pëlqyera nga publiku me zërin e saj të veçantë dhe stilin e të veshurit.
Nga një vajzë me flokët “rasta”, e më pas bionde, ngjyrën e flokëve e ka pasur edhe rozë njëkohë dhe më pas u shndërrua në zeshkane. Tani Era sërisht e ka ndryshuar pamjen e saj, duke ardhur me një tjetër stil e ngjyrë flokësh.
Me anë të një postimi në instastori, ndryshimi në imazhin e Erës është i dukshëm. Këngëtarja ka prerje të re ndërsa flokët kësaj here i ka bërë me hijezime ngjyrë karamele.