Po bëhen thuajse tre muaj nga ndarja e tyre e cila ishte e papritur për të gjithë.
Megjithatë për ish çiftin Era Istrefi dhe Faton Shoshi duket se ka ende shpresa. Sipas gazeta express, një dëshmitar i ka parë duke drekuar në restorantin ‘Rron’ në Prishtinë, por që nuk ka mundur t’i fotografojë për shkak të poziconit të papërshtatshëm.
Sipas këtij dëshmitari, çifti kanë folur dhe kanë buzëqeshur për më shumë se një orë në këtë restorant dhe dukej se ndiheshin kaq mirë pranë njëri-tjetrit.
Pas ndarjes Fatoni nisi të shihej në shoqërinë e femrave të ndryshme dhe me siguri kjo nuk i ka pëlqyer aspak Erës.