Atëherë, keni menduar ndonjëherë të bëheni shoqe me ish të dashuren e ish të dashurit tuaj?! Me siguri të gjithë e mbani mend romancën e Era Istrefit me menaxherin e njohur, Faton Shoshi.
Ata përveç se bashkëpunëtorë, ishin edhe të dashur, por lidhja e tyre mori fund, ashtu sikurse Fatoni nuk e menaxhon më këngëtaren e talentuar. Pas ndarjes nga Era, Shoshi u përfol për një lidhje me modelen e njohur Gresa Hoti, me të cilën këngëtarja shqiptare është takuar mbrëmjen e kaluar në Ibiza.
“Mbrëmja e djeshme ishte qejf!”-ka shkruar Gresa në postimin në Insta Story.
Era ndodhet prej disa ditësh në ishullin luksoz, por Gresa siç duket ka shkuar për të festuar ditëlindjen e të dashurës së saj.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime!”-ka shkruar ajo në postimin ku e dashura e saj, ish-Miss Bullgaria, shihet duke fryrë qirinjtë e tortës.
saft from Vimeointv.al on Vimeo.
Vetëm pak muaj më parë, “iconstyle.al” zbuloi lidhjen e modeles nga Kosova me bukuroshen bullgare Stefany Summer Cherlier, pas disa postimesh në rrjetet sociale ku ato shiheshin duke shkëmbyer puthje e mesazhe dashurie, (lexo këtu).
Kjo histori u komentua gjerësisht nga ndjekësit e saj dhe të Fatonit në rrjetet sociale, të cilët pretendonin se Gresa e kishte “turpëruar” menaxherin e njohur.
Gresa Hoti dhe Faton Shoshi kanë qenë të lidhur për një kohë të shkurtër pas ndarjes së tij nga Era Istrefi.
Ndarjn e konfirmoi vetë Shoshi katër muaj më pas, pa dhënë asnjë arsye specifike për përfundimin e lidhjes.