INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Era Istrefi do të këndojë himnin e Botërorit të Futbollit 2018, mediat serbe nuk njohin limite, bëjnë këngëtaren shtetasen e tyre [FOTO]

Era Istrefi do të këndojë himnin e Botërorit të Futbollit 2018, mediat serbe nuk njohin limite, bëjnë këngëtaren shtetasen e tyre [FOTO]

Publikuar më: 15:11 23-05-2018

Shqiptarja nga Sebia, hap Botërorin.

Janë këto fjalët me të cilat portali serb, mondo.rs hap artikullin dedikuar Era Istrefit. Siç edhe është bërë e ditur tashmë nga mediat, këngëtarja shqiptare do të do të këndojë himnin e Botërorit të Futbollit 2018 bashkë me Will Smith dhe Nicky jam. Ky lajm ka rënë edhe në veshin e mediave serbe të cilat, ashtu siç pritej, janë shprehur me nota ironike për Erën. Ata i kanë kushtuar një shkrim këngëtares shqiptare në të cilin shkruhet:

Federata Botërore e Futbollit shumë shpejt do të lançojë himnin zyrtar të Botërorit në Rusi. FIFA zbuloi surprizën.

Jo për pjesën mashkullore, Will Smith dhe Nicky jam, por për femrën që është pjesë e këngës.

Këngëtarja Era Istrefi, e lindur në Serbi, është vokalistja femër që do të sjellë premierën himnin kombëtar të Kupës Botërore më 25 maj.

Popullariteti i saj u rrit me publikimin e këngës ‘BonBon’ e cila shumë shpejt u bë hit botëror dhe kryesoi vendin e parë nëpër lista për disa jave.

Gjithashtu ajo është parë edhe në vendin tonë, kur xhiroi klipin mjaft të diskutuar ‘E dehun’ në kishën në qendër të Prishtinës.

Një vajzë e lindur në vitin 1994 në kryeqytetin e provincës jugore serbe është gjithashtu një aktiviste e mirënjohur e LGBT.

rtuyrtut.png

 

ryrtuyt.png

 

srtyhrt.png

Article Logic
Execution time: 0.0036830902099609