Kulmi i performancës së Era Istrefit në Rusi, ishte shqiponja që bëri në podiumin e stadiumit. 24-vjeçarja i bëri krenarë të gjithë shqiptarët me gjestin e saj, por shumë shpejt u pendua dhe e fshiu foton në pak minuta. Nuk e dimë nëse këngëtarja mori ndonjë paralajmërim në Rusi, duke qenë se ky gjest cilësohet si provokues në një shtet që ende nuk e ka njohur Kosovën.
Por nëse Era Istrefi e fshiu foton, reperi i njohur amerikan i cili ka bërë dhe një remix të këngës “Bon Bon” të Erës, ka bërë SHQIPONJËN me duar dhe kjo foto po qarkullon në rrjet.
Mos vallë Post Malone e ka bërë këtë gjest pasi ka parë performancën e Erës?