Me aq shumë popullaritet sa ka rrëmbyer në një kohë aq të shkurtër kjo duket mëse normale.
Këngëtarja Era Istrefi renditet në vendin e katërt nga 70 shtetet pjesëmarrëse, për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion. Ky rezultat doli nga një sondazh online i quajtur “Ëiëi vision” të cilën e realizon Eurovizion çdo vit. “BonBon” e bëri punën e saj dhe tashmë Era ka thyer rekord klikimesh në TouTube. Istrefi është renditur e katërta nga 70 këngët konkurruese nga mbarë Evropa duke grumbulluar 239 pikë. Çuditërisht kënga nuk duket shumë e pëlqyer për juritë e shteteve duke marrë kështu mbi 200 pikë vetëm nga votuesit. Megjithatë këngëtarja nuk duket se ka shprehur deri më tani ndonjë interesim për një pjesëmarrje të tillë.