Kemi parë shumë vajza të showbizz-it, të jenë mike të mira dhe t’ia kalojnë në mënyrë fantastike nën shoqërinë e njëra-tjetrës, por ja që ka raste kur jo gjithçka shkon siç duhet.
Lori Hoxha me postimet në Insta, na ka lënë të kuptojmë se pushimeve në Maldive ju ka ardhur fundi dhe tashmë fashionista ndodhet në Londër.
Aty ka takuar miken e saj Era Istrefi dhe na ka treguar se edhe pse vajzat janë mike të mira, Era e urren fashionistan për një detaj.
Me një postim në Snapchat, Lori ka treguar një moment ndërsa Era përpiqet t'i vendosë një laps buzësh.
"Ajo e urren faktin që unë nuk vendos kurrë laps buzësh!”, shkruan Lori Hoxha në postim e saj.