Edhe pse jehona e “BonBon” vazhdon ende, Era Istrefi ka gati këngën e re. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë këngëtarja për një nga mediat ndërkombëtare. Pas një pauze relativisht të gjatë Era ka vendosur që të rikthehet me një projekt i cili sipas saj është i hatashëm.
“Po e ndaj me ju që kënga e re do të publikohet tetorin që vjen. Është e hatashme,ka një melodi të çmendur, mua më pëqlen por nuk e di nëse do t’iu pëlqejë edhe të tjerëve. Është muzikë reagge. E kujt nuk i pëlqen muzika reagge?,ka përfunduar 22 vjeçarja, suksesi i së cilës nuk po njeh kufij.