Ështe e vëtetë, suksesin e saj do ta donin të gjitha.
Po aq e vërtetë eshte se ajo e di mire kete. Nuk është indiferente ndaj zilisë së kolegeve të cilat po përpiqen të luajnë çdo gur për të qenë një hap më pranë ëndrrës së bërë realitet prej saj. Ndaj dhe në një postim të fundit në Snapchat, Era Istrefi, shkruan përbri një selfie, atë që ndjen se e rrethon dhe që tani ka vendosur ta shprehë hapur. "Xhelozia vret" është diçitura e zgjedhur nga këngëtarja e "Redrum", e interpretuar nga shumë ndjekës si një mesazh drejtuar atyre vajzave që synojnë suksesin ndërkombëtar. Nëse ky ka qenë vërtet një mesazh i kësaj natyre, atëherë Era ka harruar të shtojë se përtej xhelozisë, shumë punë, shumë stil dhe shumë fat do të mjaftonin për të hipur në trenin e saj./intv.al/