Ajo është njëra ndër këngëtaret më të suksesshme të momentit, por ja që karriera e Era Istrefit njeh edhe pengesa.
Këngëtarja së fundmi e ka patur të pamundur të jetë pjesë e eventeve jashtë vendit pasi e pengon pasaporta kosovare. Për këtë, menaxheri i saj Faton Shoshi bën të ditur se Era do të takojë personalisht presidentin shqiptar Bujar Nishani, që të marrë nënshtetësinë shqiptare.
Tashmë ajo e ka bërë kërkesën për të fituar nënshtetësinë e cila është miratuar nga presidenca. Era do të jetë ligjërisht nënshtetase shqiptare duke nisur nga java që vjen. Një veprim ky që ishte i domosdoshëm për tu bërë për karrierën e këngëtares.