INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Era Istrefi, Kim Kardashian dhe Kylie Jenner ''të fiksuara'' pas këtij detaji që mund t’ju pëlqejë edhe juve! [FOTO]

Era Istrefi, Kim Kardashian dhe Kylie Jenner ''të fiksuara'' pas këtij detaji që mund t’ju pëlqejë edhe juve! [FOTO]

Publikuar më: 15:36 02-10-2018

Kim Kardashian dhe Kylie Jenner janë dy ndër femrat më me ndikim në botë dhe kur bëhet fjalë për modë kanë inspiruar shumë vajza të tjera. E një prej tyre mesa duket është edhe Era Istrefi.

Ylli i këngës Bon Bon ka publikuar një ditë më parë një foto me një grim shumë të veçantë. E veshur me të zeza dhe me sytë në ngjyrë blu, foto në fjalë u komentua shumë. Por e dini nga është frymëzuar këngëtarja shqiptare? Ngjyra e zgjedhur për të theksuar sytë është aplikuar më herët në fytyrën e Kim Kardashian dhe Kylie Jenner.

Dy vajzat e njohura që kanë bërë revolucion në grim shpesh prezantojnë kombinime të ndryshme për të reklamuar produktet që kanë krijuar dhe shesin. Era nuk i ka rezistuar dot ngjyrës blu e cila i shkon shumë edhe karakterit të saj guximtar.

collagedsa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039570331573486