Dy shqiptare sot shkëlqyen në performancat e tyre në Rumani dhe Francë…
Era Istrefi ishte e ftuar sot për të performuar në festivalin "UnTold Festival". Ajo këndoi disa nga këngët e saj në shqip si “Njo si ti” apo edhe hitin që e bëri të famshme në gjithë botën “Bon Bon”, ndërsa Elvana Gjata ishte e ftuar si pjesëmarrëse në festivalin e përvitshëm të radios franceze ‘NRJ Summer Tour’, ku nisi promovimin e hitit. Ajo ka nisur turin veror, duke e nisur nga Franca të cilët e kanë mirëpritur mjaft mirë performancën e 30-vjeçares.
“Kalova një ditë fantastike sot në Leucate, në intepretimin tim të parë të Forever is Over,” – shkruajti ajo në Instagram.