Këngëtarja shqiptare na bëri të gjithëve krenarë me përformancën e saj në finale të Kupës së Botës. Era Istrefi së bashku me aktorin dhe këngëtarin e famshëm Ëill Smith, si dhe këngëtarin tjetër Nicky Jam përformuan këngën e tyre “Live It Up” në stadiumin Luzhniki, në një koreografi mahnitëse.
Pas performancës së Era Istrefit në finalen e Kupës së Botës, ka folur edhe Faton Shoshi, ish-menaxheri i këngëtares shqiptare. Shoshi është shprehur krenar me paraqitjen e këngëtares 24-vjeçare në finalen e Botërorit.
Në një prononcim për Insajderin, Shoshi ka thënë se ndihet i lumtur që një ish-pjesëtare e menaxhmentit të tij ka arritur të performojë në një ngjarje kaq të madhe si Kupa e Botës.
“Ndihem i lumtur që Era ka qenë pjesë e ekipës teme. Performancë e mirë dhe ja, krenar që një kosovare ka arritur kaq shumë”, ka thënë ai.