Këngëtarja shqiptare duket se vërtetë nuk njeh limite!
Gjithçka filloi me superhitin “Bonbon”, i cili përveçse i siguroi një numër të panumërt fansash në të gjithë botën, kapi edhe majat e klasifikimeve në çdo shtet që u transmetua. Por Era nuk u mjaftua me aq dhe e vazhdoi serinë e sukseseve me hitin e saj të ri “Redrum”. Dhe duket se që nga momenti kur postoi këngën e saj, kryefjala e së cilës është ngjyra e kuqe, çdo gjë është bërë e tillë, edhe Apple me produktin e saj të fundit iPhone RED. Pikërisht e kuqe! Të paktën kjo është ajo që thotë artistja bukuroshe në foton e saj të fundit në Insta ku shfaqet duke bërë një selfie pikërisht me një iPhone të kuq. Dyshojmë se Apple është frymëzuar vërtetë nga Era, por duhet thënë se bukuroshja 22 vjeçare di gjithmonë të kapë trendin e kohës përpara të gjithë të tjerëve. Edhe përpara gjigandit Apple.