Para pak ditësh, Era Istrefi bëri një ndryshim në pamjen e saj duke u shndërruar në brune, por mesa duket është penduar shumë shpejt. Ndoshta kanë ndikuar edhe mendimet e shumta të fansave në rrjetet sociale, të cilët duan atë Erën bionde që të gjithë jemi mësuar të shohim.
Dhe këngëtarja e talentuar ka vendosur t’u japë një tjetër shans flokëve ngjyrë bionde.
Ajo ka postuar disa foto në Snapchat ku duket se u është rikthyer flokëve të verdhë dhe ku shkruan:
“I dhashë flokëve bionde një tjetër shans”.
Duhet ta pranojmë që duket shumë mirë!