Era Istrefi është përfolur shumë për një lidhje të mundshme me Julian Perretën. Fotot dhe videot që dyshja postonte vazhdimisht në rrjete sociale, bënë që fansat të mendonin se ata po shijojnë një romancë dashurie.
Madje para disa kohësh, këngëtari e quajti Erën “Mbretëresha ime”. Por, ishte vetë Ferreta që hodhi poshtë spekulimet duke prezantuar për publikun të dashurën e re, duke treguar në këtë mënyrë se dyshja në fakt janë thjesht shokë të mirë.
Madje, Era ka një marrëdhënie të mirë jo vetëm me artistin, por edhe me të dashurën e tij. Këtë e ka treguar ai vetë në postimin e fundit në InstaStory, teksa ka publikuar bisedën me Erën, i cili ndodhej me partneren e tij.